6 Maj, 2023 - 1:00 pm
Shumë prej mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër po depërtojnë edhe në fushën juridike në Zvicër duke kandiduar nëpër kantonet ku ata jetojnë. Së fundmi edhe Vjollca Gashi ka shpallur kandidaturën e saj në zgjedhjet për Gjykatën e Qarkut Bülach, shkruan albinfo.ch.
Vjollca ka në fokus të drejtën familjare dhe drejtën penale.
“Për shkak të karrierës sime të veçantë, nga specialiste shëndetësore te juriste, kam ndjeshmërinë dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për njerëzit në situata të vështira.
Po ashtu, vlen të theksohet edhe përvoja profesionale e gjithanshme dhe e bazuar mirë nga gjyqësori dhe sektori privat më siguron mua – një gjyqtare e specializuar në të drejtën familjare – mjetet e nevojshme për të mundësuar zgjidhjen optimale të konflikteve ndërmjet palëve individuale. Kjo nga ana tjetër çon në vendime që mund të zbatohen realisht në jetën e përditshme familjare të të prekurve” është shprehur Gashi për kandidaturën e saj duke ftuar mbështetësit ta votojnë deri më 18 qershor.
Gashi ka lindur në Dielsdorf (Cyrih), në një familje shqiptare me origjinë nga Bujanoci. Ajo i ka dy profesione është juriste dhe infermiere. Vjollca ka një bagazh të madh si juriste në sektorin publik, (gjykatës dhe prokurorit – Staatsanwaltschaft) dhe në sektorin privat (Advokatur edhe sekretariati i përgjithshëm në sigurime). Vjollca dëshiron ta vërë në shërbim përvojën dhe sensibilitetin e saj për njerëzit në situata të vështira./ KultPlus.com