Vogëlushja që dhuroi gërshetin për femrat e prekura me kancer

7 Shtator, 2020 - 7:58 pm

Një vogëlushe simpatike ka vendosur që të dhurojë një gjë shumë speciale për femrat që vuajnë me kancer, shkruan KultPlus

Ajo po e ndan me ta gërshetin e saj të cilin e ka rritur ndër vite.

“Kjo është Bora Limani. Me vite të tëra iu deshën që t’i rriste flokët e saj të bukura, por ajo shkurtoi gërshetin e saj madje duke buzëqeshur.

Vogëlushja me sy ngjyrë qielli vendosi që të dhuroi diçka nga vetja për femrat e prekura me kancer.

Një krijesë kaq e vogël, me një mesazh kaq të fuqishëm. E paç jetën e bardhë, njësoj si edhe emri që mbanë”, ka shkruar në Facebook Blerina Racaj. / KultPlus.com

Të ngjajshme