7 Shtator, 2020 - 11:07 am
Nuk është hera e parë që dizajneret shqiptare kanë marrë vëmendjen e revistës prestigjioze “Vogue”. Këtë herë ka qenë stilistja shqiptare, Nensi Dojaka që ka zënë faqet e kësaj reviste, pas dizejnimit të veshjes së Bella Hadid në VMA (MTV Video Music Awards), shkruan KultPlus.
Në artikullin e revistës së modës “Vogue” shkruhet se Bella Hadid dukej sikur kishte dalë nga një sfilatë mode e fund vitit të 90-ës. Sipas tyre kontrasti që krijohej nga kjo veshje nuk ndryshonte nga kontrasti i pantallonave të brendshme për femra që Tom Ford tregoi për Gucci në Pranverën e vitit 1998.
Modelen Bella Hadid, me brendin e stilistes shqiptare e njoftoj stilisti Carlos Nazario, duke e bërë kështu personin e parë që vishet nga stilistja Dojaka në tapetin e kuq, shkruan Vogue.
Dojaka që nuk e ka zakon që të shikoj shfaqje çmimesh këtë herë kishte qëndruar deri vonë në Londër për të parë Hadid në ngjarje. Për Vogue ajo ka deklaruar se ishte e ngazëllyer për këtë ngjarje.
Nensi Dojaka u vendos në Londër në moshën 16 vjeçare. Gjatë kohës së studimeve në London College of Fashion, ajo hodhi në treg markën e saj të veshjeve që tashmë cilësohet si një nga më luksozet në fushën e modës./ KultPlus.com