8 Shkurt, 2025 - 1:32 pm
Në Kosovë nesër do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, prej të cilave pritet të dalin institucionet e reja. Megjithatë, votimi tashmë ka nisur nëpër shtetet të ndryshme, ku kosovarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë janë duke votuar nëpër Ambasada dhe konsullata të shteteve të ndryshme, duke nisur nga SHBA e Kanada e deri në shtetet e Evropës.
KQZ ka nxjerrë të dhënat për daljen në votime të diasporës deri në orën 11:00 dhe mesatarja nga të gjitha shtetet është 21.60 %./ KultPlus.com