5 Shkurt, 2021 - 5:15 pm
Babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiu, e ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Kosovë përmes postës.
Sahatçiu këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, pavarësisht se me vite të tëra jeton në Londër.
‘’Me fat Kosovë’’, ka shkruar mbi foton e postuar në InstaStory, babai i këngëtares me famë botërore. Ndryshe, afati për votim me postë në Kosovë ka filluar më 2 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt. / KultPlus.com