14 Shkurt, 2021 - 3:36 pm
Ferdonije Qerkezi, ka votuar në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.
Pas votimit, ajo ka kërkuar nga kushdo që vjen në krye të qeverisë të bëjë më shumë për të pagjeturit.
“Po pres me pas ma mirë e me pas ndryshime. Pres personalisht për të pagjeturit, për djemtë e mijë dhe krejt të pagjeturit e Kosovës. Secili që vjen në pushtet të bëjë më shumë për të pagjeturit”, ka thënë ajo për Klan Kosovën.
Ndryshe Ferdonie Qerkezi është nëna e 4 djemve që kanë humbur jetën në luftën e fundit në Kosovë. /KultPlus.com