30 Dhjetor, 2022 - 10:00 am
Miliarderët amerikanë të teknologjisë së lartë u varfëruan në vitin 2022 pasi, sipas ”Washington Post”, ata humbën 433 miliardë dollarë.
Elon Musk ka humbur, 132 miliardë dollarë me rënien e aksioneve të ”Tesla”.
Pavarësisht kësaj, Musk është 139 në kuotën e miliardë dollarëve.
Po ashtu Jeff Bezos pa 84,1 miliardë të bëra tym, me rënien e pothuajse 50% të aksioneve të ”Amazon”.
Edhe nëse Bezos është më i varfër ai vazhdon të ketë më shumë se 100 miliardë, për të qenë të saktë 108.
Mark Zuckerberg dogji 80,.7 miliardë dhe zbriti nga pozicioni i gjashtë në vendin e 25-të, me vlerë vetëm 44,8 miliardë.
Dy themeluesit e Google janë gjithashtu më të varfër: Larry Page dhe Sergey Brin kanë humbur gjithsej pothuajse 88 miliardë (44,8 miliardë Page dhe 43,4 miliardë Brin) dhe tani kanë një vlerë mbi 80 miliardë secili.
Gjërat nuk janë më mirë edhe për Bill Gates.
Themeluesi i Microsoft është varfëruar me 28,7 miliardë dhe pasuria e tij tani është 109 miliardë./ KultPlus.com