13 Tetor, 2019 - 3:34 pm
Sot është bërë e ditur se rreth 26-të persona janë helmuar gjatë numërimit të votave, të ardhura nga Serbia.
Helmimi ndodhi në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, aty ku edhe po verifikoheshin votat e serbëve, shkruan KultPlus.
Kjo gjë, ka bërë bujë edhe jashtë vendin tonë. Njëra nga gazetat më të mëdha amerikane, Washington Post, ka shkruar për ndodhinë e fundit në Kosovë.
Washington Post, ka raportuar se si zyrtarët e shtetit të Kosovës, janë dërguar në spital, menjëherë pas hapjes së pesë kutive të votimit, të ardhura nga Serbia.
Më poshtë, mund të klikoni në linkun bashkangjitur, për të lexuar lajmin e plotë të gazetës. /KultPlus.com