4 Korrik, 2021 - 7:27 pm
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se të mërkurën më 7 korrik në Kosovë do të vijë gjenerali amerikan Wesley Clark.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Clark do të vizitojë Kosovën me ftesën e Mehajt, transmeton KultPlus.
“Gjeneral Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror dhe do të pritet nga të gjithë liderët tanë më të lartë shtetëror. Mirë se vjen në shtëpinë tuaj pranë njerëzve që të duan aq shumë, gjeneral Clark! Mirë se vjen në Kosovën dhe qytetarët e saj të bekuar me ty dhe SHBA-në! Zoti e bekoftë përjetësisht miqësinë e Kosovës me SHBA-në”, ka shkruar ai, duke uruar SHBA-në për Ditën e Pavarësisë. / KultPlus.com