13 Janar, 2024 - 3:43 pm
Komuna e Vitisë sot ka shpallur qytetar nderi, Ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë dhe diplomatin, William G. Walker.
Komuna e Vitisë me këtë rast çmoi lartë kontributin dhe rolin e tij historik në ndërgjegjësimin e opinionit për krimet makabre të Serbisë të kryera më 15 janar 1999 në Masakrën e Reçakut, ku u vranë dhe masakruan 45 shqiptarë.
Pas kësaj ceremonie pritet që të zbulohet edhe busti i tij/ KultPlus.com