24 Prill, 2020 - 5:58 pm
Makiazhi, veshja e rrobave më të mira dhe rregullimi i flokëve është një rutinë me të cilat femrat në mbarë botën janë shumë të afërta. Por në fisin afrikan Wodaabe janë meshkujt ata që bëjnë kaq shumë përpjekje për të tërhequr partneret e tyre.
I njohur ndonjëherë si ‘fisi më vanitoz i botës’, burrat e Wodaabe njihen për faktin që mbajnë një pasqyrë me vete kudo që shkojnë dhe shpenzojnë shumë kohë para saj në mëngjes për të pasur një paraqitje sa më të kuruar para se të shkojnë të kujdesen për bagëtitë.
Një herë në vita ata japin më të mirën e tyre në festivalin e fertilitetit Gerwol, i njohur ndryshe si festivali i vjedhjes së gruas. Aty burrat veshin rrobat më të bukura dhe konkurrojnë në një sërë kërcimesh për të fituar admirimin e gjykatëseve femra.
Kultura e Wodaabe vlerëson shumë sytë e bardhe, dhëmbët e bardhë dhe gjatësinë, prandaj burrat lyejnë sytë me ngjyra të forta dhe vendosin penel për të theksuar tiparet e tyre. /syri.net/ KultPlus.com