18 Gusht, 2020 - 6:00 pm
Pandemia COVID-19 për herë të parë nisi në Wuhan të Kinës, dhjetorin e vitit të kaluar, ku dhe iu nënshtrua bllokimit të parë në botë – dhe ndoshta më të rreptit.
Mirëpo tani qyteti qendror i Kinës duket se i është kthyer normalitetit, kjo pasi mijëra banorë u mblodhën në një park ujor për një festival muzikor elektronik, pa maskë dhe distancë sociale, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
Gjatë fundjavës, Parku Ujor “Maya Wuhan Beach” ishte i mbushur me qytetarë duke u argëtuar nën ritmet e muzikës.
Këto ishin skena të mbushura me festa të paimagjinueshme për shumë pjesë të botës, të cilët po ballafaqohen me virusin vdekjeprurës.
Por në Wuhan, jeta është kthyer gradualisht në normale që kur metropoli i 11 milionë njerëzve në provincën Hubei u bllokua totalisht për 76 ditë në fillim të muajit prillit. Qyteti nuk ka raportuar ndonjë rast të ri që nga mesi i majit.
Parku ujor u rihap në fund të qershorit, por më shumë se një muaj shi sezonal kishte dekurajuar turmat të mos dilnin.
Po ashtu parku ujor ka kapacitet mesatar prej 15 mijë vizitorëve çdo ditë gjatë fundjavës.