X heq mundësinë që përdoruesit t’i raportojnë dezinformatat

1 Tetor, 2023 - 8:30 pm

X, kompania që dikur njihej si Twitter, ka hequr mundësinë që përdoruesit të raportojnë postimet që përmbajnë dezinformata, pak javë para një referendumi të rëndësishëm në Australi.

Që nga viti 2021, përdoruesit e kësaj platforme në shtete të mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi e Kore të Jugut kanë pasur mundësinë t’i raportojnë postimet që kanë besuar se janë dezinformata.

Ato janë rishikuar nga stafi i kompanisë – ndaras nga proceset tjera të kompanisë kur raportoheshin abuzimet ose gjuha e urrejtjes.

Mundësia ka qenë në dispozicion edhe në Brazil, Filipine e Spanjë nga viti 2022.

Administrata e kompanisë e theksonte këtë veçori sidomos kur bëhej fjalë për ndërhyrje politike.

Gjithsesi, kjo veçori tani është hequr dhe ka nxitur reagime të ashpra në Australi.

Veprimi ka ndodhur vetëm pak javë para referendumit për ndryshime kushtetuese për njohjen e australianëve indigjenë./ KultPlus.com

Të ngjajshme