18 Nëntor, 2023 - 10:00 pm
Një bujë mbi antisemitizmin dhe përmbajtjet me karakter nazist në platformën X të Elon Musk, versioni i riemërtuar i Twitter, po largon më shumë reklamues kryesorë nga shërbimi i mediave sociale, sipas raporteve të mediave.
Sipas gazetës ”New York Times”, kompanitë ”Disney”, ”Paramount”, ”Lionsgate” dhe ”Warner Group”’, ndër të tjera, ndërprenë dje reklamat në X.
Gjiganti i teknologjisë ”Apple” e kishte bërë gjithashtu këtë, raportoi gazeta, duke cituar burime të paidentifikuara me njohuri për situatën.
Gjiganti kompjuterik IBM kishte ndërprerë më parë reklamat e tij në X pasi reklamat e kompanisë u zbuluan se ishin vendosur pranë përmbajtjes antisemite.
“IBM ka zero tolerancë për gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin dhe ne kemi pezulluar menjëherë të gjitha reklamat në X ndërsa ne hetojmë këtë situatë krejtësisht të papranueshme”, tha IBM.
Organizata ”Media Matters” tregoi se si reklamat nga IBM, ”Apple” dhe kompania e softuerit ”Oracle”, ndër të tjera, u shfaqën në X krahas postimeve me deklarata pozitive për Adolf Hitlerin dhe ideologjinë naziste.
Musk ka hedhur poshtë pretendimet.
Musk gjithashtu shkaktoi një polemikë me miratimin e tij për një postim antisemik, i cili madje shkaktoi kritika të ashpra nga Shtëpia e Bardhë.
Në deklaratat e mëvonshme, Musk nuk u tërhoq nga pozicioni i tij, por vetëm e cilësoi atë.
Dje, ai vazhdoi të sfidonte kritikët e tij, duke shkruar në X se “shumë nga reklamuesit më të mëdhenj janë shtypësit më të mëdhenj të së drejtës suaj për lirinë e fjalës”. / KultPlus.com