18 Shtator, 2020 - 9:32 pm
Sot u zhvillua ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Estonisë, ndeshje kjo e cila vlen për kualifikimet Euro 2021.
Gazetari Shkëlqim Xhaqkaj ka treguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se vendet e rezervuara për gazetarët e sportit në këtë ndeshje, ishin të zbrasta. Dukuri kjo e cila sipas Xhaqkajt ka ndodhur si pasojë e mos interesimit të gazetarëve të tjerë për të përcjellur e raportuar këtë ngjarje që zinte vend në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
”Nga mediat lokale, përveç RTK-së që edhe janë transmetues të kësaj ndeshje, për percjellje të kësaj ndeshje jemi unë dhe kolegu Lorik Jashanica nga Gazeta Blic.
Vashat e Kosovës meritojnë më shumë përkrahje, jo vetëm Kombëtarja A, te djemtë për të cilët ka interesim të jashtëzakonshëm nga gazetarët e sportit”, shkruan tutje Xhaqkaj. / KultPlus.com