19 Prill, 2021 - 10:35 am
Të premten e javës së kaluar, Xheraldina Maria e cila para pesë viteve humbi vajzën e saj Rebeka Rexhepin në betejë me kancerin, ka dhuruar pesë drunj bliri në lagjen Dardania, lagje kjo në të cilën edhe është rritur Rebeka, përcjell KultPlus.
Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës në rrjetin social Facebook.
”Të premtën, 5 drunj bliri janë dhuratë nga Xheraldina Maria për parkun në lagjën Dardania ku edhe është rritë Rebeka.
Kujdesi dhe rritja e drunjëve do të bëhet në kujtim të saj”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. / KultPlus.com
Të premtën, 5 drunj bliri janë dhuratë nga Xheraldina Maria për parkun në lagjën Dardania ku edhe është rritë Rebeka. Kujdesi dhe rritja e drunjëve do të bëhet në kujtim të saj. #prishtina💚
Posted by Komuna e Prishtinës on Monday, April 19, 2021