10 Korrik, 2022 - 7:22 pm
Aktori i njohur i humorit, Xhevahir Zeneli u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Kolonjës për kontributin e dhënë në promovimin e artit dhe kulturës kolonjare.
Titulli iu dorëzua nga kryebashkiaku Erion Isai dhe aktori i njohur Agron Llakaj, që u bë pjesë e skenës për të surprizuar Xhevahir Zenelin.
ERION ISAI / KRYETAR I BASHKISE KOLONJE:
“Për ne si qytet është privilegj i madh që në listën e figurave me kontribut të madh, kemi një artist të mrekullueshëm si ty.”
Xhevahir Zeneli për Agron Llakajn është jo vetëm partner në punë, por edhe mik i rrallë në jetë.
Aktori i humorit Xhevahir Zeneli është pjesë e trupës së Al Pazar në Vizion Plus dhe ka krijuar me dhjetëra role aq të pëlqyera për teleshikuesit shqiptarë. Zeneli ka një galeri rolesh në estradë, teatër dhe kinematografi./ KultPlus.com