16 Shtator, 2023 - 3:54 pm
Projekti “YELLOW BOX” i cili parashihet që të ndihmojë qarkullimin e rregullt të veturave në udhëkryqe të kryeqytetit po shkon drejt finalizimit, shkruan KultPlus.
Lajmin për fillimin e këtij projekti i cili intervenon në udhëkryqet e kryeqytetit e ka bërë të ditur, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në facebook.
“Është përgatitur dhe po fillon projekti “YELLOW BOX”, për intervenim në udhëkryqet e Kryeqytetit, me qëllim që të rritet siguria dhe të ndihmojmë qarkullimin e rregullt të veturave në udhëkryq”, thuhet në postimin e Kryetarit të Komunës në facebook./KultPlus.com