25 Shkurt, 2023 - 9:30 pm
Më shumë se 30 yje, përfshirë Julia Roberts, Barbra Streisand dhe Matt Damon, dërguan dashurinë dhe lutjet e tyre në Ukrainë, në një video që shënon një përvjetorin e fillimit të pushtimit rus.
“Ne po mendojmë për ju, po ju dërgojmë dashuri, po ju dërgojmë forcën tonë, lutjet tona dhe ju mbajmë gjithmonë në zemrat tona”, tha aktorja fituese e Oscar-it, Julia Roberts.
Matt Damon nga ana e tij tha të dërgojë një mesazh “dashurie, respekti dhe solidariteti me të gjithë vëllezërit dhe motrat tona në Ukrainë”.
“Ky është një akt agresioni i paprovokuar. Rusia është 30 herë më e madh se sa viktima e saj”, vuri në dukje Liev Schreiber, një tjetër aktor dhe skenarist.
Këngëtarja dhe aktorja Barbra Streisand siguroi se ukrainasit do të mbështeteshin “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
“Ju keni qenë një frymëzim për të gjithë botën”, shtoi ajo.
Ndërsa Ethan Hawke, aktor dhe skenarist, tha se ”ukrainasit po luftonjnë për të gjithë ne”.
“Dhe forca do të jetë gjithmonë me ju”, premtoi Mark Hamill, i cili luajti Luke Skywalker në sagën “Star Wars”.
Videoja përfshinte gjithashtu komente nga aktori Morgan Freeman, astronauti Scot Kelly, regjisori i filmit Wes Anderson dhe dyshja britanike e popit ”Pet Shop Boys”.
“Faleminderit për këto fjalë mbështetjeje! Ato janë vërtet të rëndësishme për ne”, i falënderoi yjet presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Facebook./ KultPlus.com