12 Tetor, 2023 - 4:52 pm
Kompania “Growzillas” është shpallur fituese e konkursit të Forbes – gjigandit global mediatik – duke shfaqur kështu dizajnin e vet në kanaqet e birrës të Forbes. Këto të fundit ishin prezente në Under 30 Summit, i cili u mbajt në Ohio, SHBA ditët e fundit.
Bashkëpunimi vjen pasi Benjamin Kolenović, CEO i Growzillas, i emëruar në listën e 30 Under 30, mori ftesën për të përfaqësuar kompaninë në konkursin e mbajtur nga Forbes për dizajnimin e kanaqes. Në konkurs morën pjesë kompani nga e gjithë bota, ku secili prej tyre patën mundësinë të shfaqnin konceptet e tyre kreative.
Koncepti i Growzillas bazohet mbi idenë “You are the brightest star” ku kanaqja është e mbuluar nga një qiell me yje, me njërin nga yjet duke pasur shkëlqimin më të madh. Ky koncept përfaqëson të gjitha arritjet e personave më me influencë në fusha të ndryshme, të përzgjedhur ndër vite nga Forbes.
Kanaqja e birrës ishte pjesë e samitit Under 30 nga Forbes, në të cilin morrën pjesë emra me renome nga industri të ndryshme, në mesin e tyre edhe Kendall Jenner, Bad Bunny, Alix Earle, MGK, dhe shumë emra të tjerë./KultPlus.com