10 Korrik, 2019 - 9:27 am
ZĂ Fest, këtë vit, do të zhvillohet në natyrën e mahnitshme të Thethit më 2, 3 dhe 4 gusht. Delegacioni i BE-së në Shqipëri shprehet krenar që do të mbështesë edhe këtë vit ZĂ Fest.
“Deri atëherë do të organizohen disa aktivitete dhe i pari ishte ai i kushtuar sporteve në natyrë në Petrelë. Të pasionuarit pas sporteve në natyrë kaluan pasditen e së hënës me ecje në natyrë, alpinizëm dhe diskutime mbi mënyrat për zhvillimin e sporteve në natyrë në Shqipëri”, theksoi delegacioni i BE-së në Shqipëri.
Edicioni i parë i “Zâ Festival” u zhvillua në vitin 2017 në Theth, në vendin ku frymojnë humbur thellë këngët legjendare, tregimet e Orëve dhe Zanave.
Thethi është i mbushur me kulla qindravjeçare dhe ndodhet fare pranë vendeve natyrore që mahnisin me bukurinë e tyre, siç janë “Ujëvara e Thethit”, “Kanioni i Gunasit”, “Maja e Arapit” apo “Syri i Kaltër”.
Zâ Fest kthen vëmendjen te kjo perlë e natyrës, duke sjellë për publikun muzikë origjinale dhe rrëfenjat e paraardhësve, me sfond peizazhe përrallore, në gjirin e mikpritjes tradicionale shqiptare. /atsh / KultPlus.com