Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze

3 Shkurt, 2025 - 11:00 am

Shkolla më inovative në vend, Shkolla Finlandeze ka hapur regjistrimet e reja për vitin e ri akademik. Rezervo vendin tuaj deri me 15 shkurt për të përfituar nga zbritja 10% (programi IMPACT) dhe 20% (programi ndërkombëtar).

Regjistrohu për më shumë detaje: https://bit.ly/4bfVpm1

Shkolla Finlandeze me qasjen inovative të mësimdhënies me sistemin më të mirë të arsimit në botë, atë Finlandez, dhe me metoda interaktive dhe atraktive të mësimit përmes projekteve dhe lojrave përgatit nxënësit në nivel më të avancuar të përgatitjes në shkollë me aftësi të nevojshme për jetë.

Çka dallon sistemi finlandez i edukimit me atë tradicional?

· Lumturia në shkollë vjen në rend të parë

· Mësim i bazuar në praktikë, lojëra, projekte dhe teknologji

· Zhvillim i aftësive për jetë

· Edukim i personalizuar

· Fokus në kreativitet dhe zhvillimin e aftësive digjitale

E udhëhequr nga praktikat më të mira të sistemit arsimor të Finlandës, Shkolla Finlandeze krenohet me zhvillimin e plotë të nxënësve të saj. Duke u frymëzuar nga qasja e tërësishme, mundësitë e barabarta dhe theksi mbi të menduarit kritik dhe kreativitetin, të cilat janë karakteristike të arsimit finlandez, Shkolla Finlandeze krijon një mjedis që inkurajon kureshtjen, kërkimin dhe rritjen personale.

Duke qenë e vetmja shkollë anëtare e CIS në vend, shkolla integron standardet ndërkombëtare të arsimit, duke ofruar një përvojë mësimore gjithëpërfshirëse dhe botërore të rëndësishme për të gjithë nxënësit. Poashtu, si Shkollë Ndërkombëtare Cambridge, shkolla krijon shtegun për nxënësit të përgatiten për studime në të ardhmen që përputhen me universitetet më prestigjioze anembanë globit.

E rrënjosur në besimin se arsimi shtrihet përtej teksteve shkollore, Shkolla Finlandeze krijon një mjedis që nxit mësimin përmes praktikës, lojës, dhe kreativitetin. Gërshetimi unik i standardeve ndërkombëtare dhe filozofisë arsimore të Finlandës iu ofron nxënësve një avantazh të veçantë ndërsa përgatiten për të studimet e tyre në vende të ndryshme të botës.

Për më shumë informata rreth Shkollës Finlandeze dhe qasjes së saj në edukimin me standard ndërkombëtare me qasjen unike të sistemit finlandez të arsimit, vizitoni shkollën apo kontaktoni në [email protected] ose +383 45 235 650./KultPlus.com

Të ngjajshme