5 Korrik, 2023 - 10:00 am
Një altar i lashtë grek që daton më shumë se 2000 vjet më parë është gjetur në zonën arkeologjike të Segesta në ishullin italian të Sicilisë. Autoritetet lokale thonë se ai ishte varrosur për shekuj me disa centimetra tokë dhe bimësi në zonën e Akropolit Jugor në vendin Segesta, në skajin perëndimor të ishullit.
Qeveria rajonale e Sicilisë beson se altari ishte ndoshta në përdorim për adhurimin familjar në kulmin e ndikimit kulturor helen, pak para ngritjes së perandorisë romake. “Ky zbulim i jashtëzakonshëm konfirmon vlerën e paçmueshme historike dhe artistike që vendet arkeologjike përfaqësojnë për territorin tonë”, tha Renato Schifani, presidenti i rajonit, duke e përshkruar atë si “dëshmi të një të kaluare të lavdishme që ende mbetet për t’u zbuluar dhe interpretuar”.
Përveç altarit, arkeologët zbuluan gjithashtu një relikte në formë të ngjashme që ata mendojnë se mund të ketë qenë një mbështetje për një skulpturë./KultPlus.com