Zbulohet fytyra e një gruaje neandertal 75 000-vjeçare

2 Maj, 2024 - 5:09 pm

Një dokumentar i ri ka rikrijuar fytyrën e një gruaje neandertal 75,000-vjeçare – epokës së paleolitit të hershëm – kafka e së cilës u zbulua dhe u rindërtua nga qindra fragmente kockash nga një ekip arkeologësh dhe konservatorësh të udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit.

Ekipi kreu gërmime për gruan neandertal në vitin 2018, brenda një shpelle në Kurdistanin e Irakut, ku speciet ishin kthyer vazhdimisht për të varrosur të vdekurit e tyre.

Shpella u bë e famshme në fund të viteve 1950, ku u zbuluan disa neandertalë të cilët dukej se ishin varrosur me radhë.

“Sekretet e neandertalëve”, dokumentari i prodhuar nga “BBC Studios Science Unit” transmetohet në “Netflix” në mbarë botën.

Dokumentari ndjek ekipin e udhëhequr nga universitetet e Kembrixhit dhe “Liverpool John Moores“ ndërsa ata kthehen në Shpellën Shanidar për të vazhduar gërmimet.

“Kafkat e neandertalëve dhe njerëzve duken shumë të ndryshme”, tha Dr. Emma Pomeroy, një paleo-antropologe nga Departamenti i Arkeologjisë në Kembrixh, e cila shfaqet në dokumentarin e ri.

“Kafkat e neandertalëve kanë kreshta të mëdha vetullash dhe u mungon mjekra, me një hapje në mes që rezulton në një hundë më të dukshme.

Ndoshta është më e lehtë të shihet se si ka ndodhur ndërthurja midis specieve tona, në atë masë që pothuajse të gjithë të gjallët sot kanë ende ADN-në e neandertalit.

Neandertalët mendohet se kanë vdekur rreth 40,000 vjet më parë, dhe zbulimet e mbetjeve të reja janë të pakta.

Neandertali i paraqitur në dokumentar është i pari nga shpella, për më shumë se 50 vjet, dhe ndoshta individi i ruajtur më mirë që është zbuluar këtë shekull.

Ndërsa gjetjet e mëparshme ishin të pakta, ky quhet Shanidar Z, megjithëse studiuesit mendojnë se mund të jetë gjysma e sipërme e një individi të gërmuar në vitin 1960.

Kur arkeologët e gjetën atë, kafka u rrafshua në rreth dy centimetra trashësi.

Në laboratorin e Kembrixhit, Dr. Lucía López-Polín bashkoi mbi 200 pjesë të kafkës me dorë të lirë, për ta kthyer atë në formën e saj origjinale, duke përfshirë nofullat e sipërme dhe të poshtme.

“Çdo fragment i kafkës pastrohet butësisht ndërsa ngjitësi dhe konsoliduesi rishtohen për të stabilizuar kockën, e cila mund të jetë shumë e butë, e ngjashme në konsistencë me një biskotë të zhytur në çaj”, tha Pomeroy./KultPlus.com

Të ngjajshme