24 Nëntor, 2020 - 5:57 pm
Një monolit i çuditshëm nga metali është zbuluar në shkretëtirën në Utah nga një ekip me helikopter, duke lënë autoritetet të hutuar, shkruan BBC.
Zyrtarët e zbuluan objektin e “pazakontë” duke numëruar delet gjatë fluturimit me helikopter në zonën jug-lindore të Utahs.
Nuk ka indikacione se kush e ka vendosur monolitin, e gjatë rreth 3.6 metra.
Në një intervistë për kanalin lokal televiziv KSLTV, piloti i helikopterit, Bret Hutchings, ka thënë: “Kjo është gjëja më e çuditshme që kam hasur gjatë gjithë këtyre viteve duke fluturuar me helikopter”.
Hutchings ka thënë se një biolog duke numëruar delet nga helikopteri e ka parë i pari strukturën nga lartësia.
Hutchings spekulon se monoliti ka mundur të vendoset nga “ndonjë artist i valës së re”, apo nga ndonjë adhurues i filmit “2001: A Space Odyssey”, një film i vitit 1968 me regjisor Stanley Kubrickun.
Departamenti për Siguri Publike i Utahs ka publikuar imazhe të monolitit. Autoritetet kanë thënë se do të vendosin nëse do të bëhen hetime të mëtutjeshme./ KultPlus.com