23 Mars, 2023 - 8:30 pm
Një mural 400-vjeçar është zbuluar në murin pas dollapëve, të një kuzhine të vjetër në Angli.
Kontraktorët zbuluan një afresk me temë biblike pas një muri ndërsa instalonin dollapë të rinj në një apartament.
Skena paraqet një burrë në një kafaz që po tërhiqet zvarrë nga një engjëll dhe një burrë tjetër në një karrocë të bardhë, i cili “duket sikur është duke hipur në mbretërinë e parajsës”, tha pronari Budworth për CNN.
Budworth, vendosi të bënte disa gërmime dhe mësoi se të dyja veprat paraqisnin skena nga Emblems, një libër i botuar për herë të parë në 1635, shkruar nga poeti Francis Quarles.
Budworth tha për CNN se përmes një kërkimi në internet mësoi se vepra artistike ishte ekzekutuar në murin e një ndërtese që dikur ishte e lidhur me të tijën, por që nuk ekziston më./ KultPlus.com