Zbulohet qyteti më i shtrenjtë në botë

9 Gusht, 2024 - 9:00 am

Gjeneva është qyteti më i shtrenjtë për të jetuar, sipas një të dhëne të re.

Kompania e të dhënave “Numbeo” ka gjetur se qyteti zviceran ka koston e jetës më të lartën nga të gjitha

Në vendin e dytë është po ashtu një tjetër qytet i Zvicrës, Cyrihu. New Yorku vjen i treti, raportoi SkyNews.

Për çudinë e shumëkujt, Londra nuk hyn as në listën prej 10 qyteteve të parë më të shtrenjta. Ajo është e 13-a.

Kompania e të dhënave merr për bazë faktorë si kostoja e gjërave ushqimore, të ngrëniet në restorante, kostot e qirasë, etj.

Gjeneva

Cyrih

New York

San Francisco

Boston

Reikjavik

Washington

Seattle

Los Angeles

Chicago / KultPlus.com

Të ngjajshme