12 Qershor, 2021 - 10:54 pm
Një vezë pule, e mbështjellë në fekale për 1000 vite, është zbuluar në Izrael. Veza e paprekur u gjet në një kompleks godinash të periudhës Bizantine, në zonën e quajtur sot Yanve, tha Autoriteti i Antikuarëve të Izraelit. “Kemi gjetur më parë lëvozhga, por rrallë herë vezë të plota të paprekura”, tha Lee Perry Gal, ekspert dhe kërkues.
Bashkë me vezën gjendeshin edhe një koleksion kukullash prej kocke, të periudhës islamike, të njohura si kukulla Koptike, që në atë kohë përdoreshin si lodra.
Veza është rreth 6 centimetra e lartë dhe ka vetëm disa krisje të lehta. Sipas arkeologes Alla Nagorsky, edhe sot rrallëherë vezët qëndrojnë në këtë formë për shumë ditë, e jo më për 1000 vite. Lëvozhga e vezës ishte aq e brishtë saqë ajo u ça menjëherë kur kërkuesit e dërguan në laborator për ekzaminime. Ata shpresojnë të marrin ADN-në embrionit brenda vezës për më shumë informacione.
Sipas studimeve të deritanishme tregojnë se pulat janë përdorur për herë të parë në Izrael rreth 2300 vite më parë, gjatë periudhës helenistike dhe romake të hershme.
Ndërsa kukullat prej kocke janë gjithashtu 1000-vjeçare dhe janë përdorur fillimisht si lodra për fëmijët në Egjipt dhe Palestinë, në periudhën e ekspansionit arab./ KultPlus.com