6 Prill, 2023 - 11:45 pm
Çmimi “Charlemagne” i këtij viti do t’i jepet presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky më 14 maj, megjithëse nuk është e qartë nëse ai do ta pranojë çmimin personalisht.
Çmimi Ndërkombëtar “Charlemagne” i Aachen-it jepet për punën e bërë në shërbim të Bashkimit Evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të mbajë një fjalim për nder të tij.
Zelensky ka pranuar çmimin në emër të popullit ukrainas, por ende nuk është e qartë nëse ai do të marrë pjesë personalisht në ceremoni apo përmes një lidhjeje me video.
Sipas drejtuesve të çmimit “Charlemagne”, Zelensky nuk po mbronte vetëm sovranitetin e Ukrainës dhe jetën e qytetarëve të saj, por edhe Evropën dhe vlerat evropiane”.
Fituesit e mëparshëm të çmimit përfshijnë ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton./KultPlus.com