17 Prill, 2022 - 11:00 pm
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha për CNN se ka humbur besimin te bota, pas asaj që po ndodh në vendin e tij.
“Nuk i besoj më botës. Pas asaj që kemi parë në Ukrainë, kam humbur besimin te disa vende dhe te disa udhëheqës. Nuk i besojmë fjalëve të tyre. Pas përshkallëzimit të luftës nga Rusia, nuk kemi besim te fqinjët tanë”, tha Zelensky, kur u pyet për frazën “Kurrë më”, që përdoret nga udhëheqësit çdo vit, në ditën e përkujtimit të Holokaustit.
Madje, Presidenti ukrainas shkoi edhe më tej, duke theksuar se nuk i beson më as dokumenteve dhe ligjeve ndërkombëtare: “Edhe dokumenteve nuk i besoj më, sepse kemi një Memorandum Budapesti, por që u vërtetua se është vetëm një copë letër, që nuk vlen fare”.
Zelensky theksoi për CNN se ai ka besim vetëm te gjërat praktike dhe te populli ukrainas: “Jemi bërë pragmatikë. Nëse ju jeni miqtë tanë, na jepni armë, na ndihmoni me para, ndaloni Rusinë. Mund ta bëni këtë nëse jeni partnerët tanë. Ne për momentin kemi besim vetëm te vetja, te populli ynë, te ushtria jonë”./ KultPlus.com