23 Qershor, 2022 - 9:30 am
Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës e ka krahasuar sulmin rus ndaj vendit të tij si sulmet e papritura të Hitlerit ndaj Bashkimit Sovjetik në vitin 1941.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur po vazhdon beteja për qytetin Severodonetsk dhe Lysychansk.
Forcat ruse pretendojnë se i kanë rrethuar ushtarët e Ukrainës në jug të qytetit.
Perëndimi është zotuar se do ta furnizojë Ukrainën me armë të avancuara.
Lufta në lindje po vazhdon, ku Rusia ka pushtuar 20 për qind të territorit ukrainas. /Express / KultPlus.com