9 Shtator, 2020 - 6:40 pm
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka folur për masat që institucionet arsimore duhet të ndërmarrin në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, në kohën kur vendi vazhdon të përballet me pandeminë koronavirus.
Zemaj tha se çdo institucion arsimor në Kosovë duhet të respektohen masat parandaluese si, ruajtja e distancës fizike gjatë hyrjes dhe daljes në shkollë, mësimit në klasë apo lëvizjes nëpër korridore, mbajtja e maskës, si dhe përdorimi i dezinfektuesve.
Ai sot qëndroj për vizitë në Shkollën Fillore “Qamil Batalli” në Prishtinë.
I pari i shëndetësisë në Kosovë është informuar lidhur me përgatitjet që kjo shkollë ka bërë për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe hapat e nevojshëm që janë ndërmarrë për t’u mbrojtur nga virusi, si dhe ka dorëzuar një donacion simbolik me maska dhe dezinfektues.