24 Gusht, 2019 - 9:36 am
Zëri i Vasfije Krasniqi-Goodman dhe 20 000 viktimave të tjera do të dëgjohet edhe në parlamentin suedez, përcjellë KultPlus
Me moton ’’ Be my voice’’ apo ’’Bëhu zëri im’’, ’’ Kosovos tystade kvinnor vill höras’’, ’’ Gratë e heshtura të Kosovës duan të dëgjohen’’, Lidhja Shqiptare-Suedeze (SAN) në bashkëpunim me Humanisterna, Femrat shqiptare ne Suedi ’’ SAB’’ dhe GAPF në shtator do të mbajnë leksione të hapura në Malmö dhe Stockholm me temën , ’’Gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë situata e tyre dhe vështirësitë me të cilat ato përballen sot’’, njofton Nobel Press.
E veçanta e këtij organizimi është se Vasfije Krasniqi-Godmnan, gjatë qëndrimit të saj në Stockholm, do t’i drejtohet edhe parlamentit suedez. Për dhunën seksuale të ushtruar ndaj , Krasniqit-Goodman dhe 20 000 viktimave të tjera gjatë luftës në Kosovë do të njoftohet edhe ky vend skandinav.
Kujtojm se, Vasfije Krasniqi Goodman, është gruaja e parë e cila foli publikisht për dhunën seksuale që është ushtruar ndaj saj nga policia serbe, gjatë luftës në Kosovë. Për të bëmat ndaj, Vasfijes dhe 20.000 viktimave të tjera nga policia dhe paramilitarët serb, një kanal suedez, do të bëjë edhe një dokumentar, përcjell Nobel Press .
Ky projekt do të përkrahet edhe nga Ambasada e Kosovës në Stockholm
SAN, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se edhe Ambasadorja e Kosovës në Stockholm, Shkendije Geci-Rushiti, do jetë si bashkëorganizatore e këtij projekti.
Përveç Vasfijes, në këtë organizim nga Kosova, do të marrin pjesë edhe Saranda Bogujevci, Lirije Kajtazi, Kadire Tahiraj si dhe Feride Rushiti./nobelpress/ KultPlus.com