Zgjatet orari për vaksinim në Prishtinë

10 Janar, 2022 - 8:00 pm

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka bërë të ditur se Drejtoria e Shëndetësisë në këtë komunë ka marrë vendim që duke filluar nga 12 janari, të zgjatet orari i vaksinimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare VII në lagjen Emshir.

Sipas kësaj qendre, vaksinimi nga e hëna deri të premten do të bëhet nga ora 07:00 deri në orën 19:00, ndërsa gjatë vikendit nga ora 07:00 deri në orën 15:00.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Të nderuar qytetarê,

Duke ju falenderuar për përpjekjet tuaja për ruajtjen e imunitetit dhe rritjen e kërkesave për vaksinim me vaksinën kundër Covid-19, me qëllim që pritjet e  juaja të jenë sa më të shkurta dhe shërbimet më cilësore, Kujdesi Parësor Shëndetësor- Drejtoria e Shëndetësisë-Komuna e Prishtines në koordinim me Komitetin për Vaksinim dhe Sekretarin e Përgjithshëm në MSH kemi vendosur që duke filluar nga dita e mërkurë me dt. 12.01.2022 të zgjasim orarin e vaksinimit në QMF Vll nê Kalabri-Emshir si vijon:

E hënë – e premte nga ora 07:00-19:00

E shtunë e diele nga 07:00-15:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme