23 Nëntor, 2021 - 3:30 pm
Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Maragiti, ka bërë të ditur se është përzgjedhur shqiponja që do ta shoqërojë “Javën e Flamurit”, shkruan KultPlus.
Festa e nëntorit janë shumë afër dhe shqiptarët po përgatitet që të bëjnë kremtimin e këtyre festave.
Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja bëri të ditur se dizajni i shqiponjës së artistit Zeni Ballazhi do ta shoqërojë “Javën e Flamurit”.
”Pas hapjes së konkursit për logon e aktiviteteve festive për 28-29 Nëntorin, mes dhjetëra propozimesh, u shpall fitues krijimi i Zeni Ballazhit, që ndërthur elementet e flamurit tonë kombëtar. Urime!”, ka shkruar ministrja në ”Facebook”.
Vlerësimi artistik i çmimit fitues është 100.000 (njëqind mijë) lekë, ku përfshihet dhe taksa e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi. /KultPlus.com