1 Dhjetor, 2019 - 3:41 pm
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.
Zhaneta Saliu është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Zhaneta Saliu
Drejtuese në Inspektoriatin Shtetëror,Pedagoge-administratore Anisa&Noemi
Dita e Zhaneta Saliu, shpërndahet njëkohësisht në disa drejtime; – si drejtuese në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, pedagoge në UMSH si dhe aktivitetin privat që drejton prej 26-vitesh. Puna e saj me shtetin është dhe si Administratore Publike, gjithashtu dhe si administratore e biznesit që drejton pa krijuar konflikt brenda këtij rrethi. E ka konsideruar kontribut për komunitetin dhe familjen time marrja pjesë aktive në këto dy role; “Privat- Shtet”. Kjo e ka bërë të njohë problematikat dhe gjetjen e rrugëve për zgjidhje në interes reciprok.
Një pjesë jo të pakët të kohës, i është përkushtuar mësimdhënies në Universitet. Përgatitja për procesin mësimor, botime, artikuj dhe konferenca shkencore, janë pjesë e rëndësishme për formimin dhe rritjen e saj profesionale .
Të drejtosh një ndërmarrje me rreth 100 punonjëse femra, do të thotë që duhet të jesh jo vetëm e aftë për të menaxhuar prodhimin apo tregun, por dhe raportin aq të nevojshëm “Grua-Nënë-Motër” me personelin. Këto punonjëse, të ardhura nga të gjitha skajet e vendit, mësojnë jo vetëm proceset e prodhimit, por dhe emancipohen dhe bashkëjetojnë në harmoni dhe pse nga kultura dhe tradita të ndryshme. Ky ambient prodhimi, është si një shkollë jo vetëm për aftësim profesional, por dhe për rritjen e dinjitetit të gruas si në aspektin familjar, ashtu dhe shoqëror./KultPlus.com