1 Mars, 2021 - 10:54 pm
Një zhytës çek theu rekordin botëror Guinness pasi notoi në një distancë prej 80 metrash nën akullin e një liqeni të ngrirë.
David Vencl mbajti frymën për 1 minutë e 35 sekonda, ndërsa notonte nën akull në një liqen në Lahost.
Vencl, i cili nuk u lejua të vishte kostum zhytjeje për shkak të rregullave të Guinness, notoi një distancë totale prej 80 metrash.
Ai mundi rekordin aktual prej 76 metrave, i cili u vendos nga notari danez Stig Severinsen në vitin 2013.
Ekipit mbështetës të Vencil iu desh të verifikonte që akulli në liqen ishte të paktën 30 centimetra i trashë, një kërkesë tjetër kjo e Guinness.
Notuesi tha se dëshmitë nga notimi i tij tani po i dorëzohen organizatës mbajtësë të të dhënave për verifikim zyrtar./ KultPlus.com