12 Mars, 2025 - 8:30 pm
Këshilli i Ministrave deklaroi “Pasuri Kulturore të Paluajtshme” zonat arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Lezhës, sipas hartës së zonifikimit dhe koordinatave gjeografike të përcaktuara.
Gjithashtu u miratua plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave dhe u ngarkua Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi, në përputhje me ligjin nr.111/2018, “Për kadastrën”.
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor u ngarkua të publikojë hartat e qendrës historike dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar.
Me këtë vendim, shfuqizohet vendimi nr.728, datë 1.9.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Lezhës, ndërkohë që për zbatimin e këtij vendimi u ngarkuan Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkia Lezhë./atsh/KultPlus.com