5 Prill, 2020 - 3:25 pm
“Që nga vendimi për të mbyllur lokalin, unë kam vazhduar të marr myshterinjtë e mi të rregullt, por tashmë vetëm në shtëpi” thotë një floktare nga Cyrihu. Sigurisht, ajo nuk pranon klientë të tjerë, të rinj, shkruan 20minuten.
Por duke vazhduar të ushtrojë profesionin e saj, ajo po vepron në mënyrë të paligjshme: “Ne hetojmë çdo provë për çdo shkelje që dëgjojmë”, thotë Michael Walker, zëdhënës për media në Policinë e qytetit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. “Udhëzimet e BAG duhet të respektohen.”
Ndërsa Dionys Widmer nga policia e qytetit të St. Gallenit sqaron tutje se kushdo që shkel rregulloren federale mund të presë një kallëzim penal. Dhe, rezultati mund të jetë aspak i këndshëm: “Mosrespektimi i rregullave mund të rezultojë deri në tre vjet burg”, thotë ai.
Nga ana tjetër, floktarja e përmendur më lart, nuk ka frikë nga një ndëshkim i mundshëm, por as nga një infeksioni me koronavirus, që mund ta pësojë.
“Unë i pyes klientet e mia nëse janë të shëndetshme dhe gjithmonë punoj me dezinfektues”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch. Ndryshe, klientet janë shumë mirënjohëse që ajo vazhdon të vijë dhe t`ua rregullojë flokët e saj. “Tani po marr bakshishe veçanërisht të larta”, thotë ajo, e kënaqur me zemërgjerësinë e klientëve të saj. /albinfo/ KultPlus.com