Zvicra e nis Evropianin me fitore të madhe

15 Qershor, 2024 - 5:25 pm

Zvicra e ka nisur jashtëzakonisht mirë Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani.

“Helvetikët” triumfuan 1:3 ndaj Hungarisë në ndeshjen e cila u zhvillua në “RheinEnergieStadion” të Kolnit.

Duah kaloi zviceranët në epërsi në minutën e 12-të, para se Aebischer të dyfishonte avantazhin.

Varga ngushtoi epërsinë në minutën e 66-të të ndeshjes.

Megjithatë, Zvicra arriti ta ruajë epërsinë, e në minutat shtesë ta thellojë me golin e Breel Embolos.

Granit Xhaka ishte shqiptari i vetëm që u paraqit në këtë takim, duke luajtur tërë kohën.

Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari mbetën në bankë./ KultPlus.com

Të ngjajshme