29 Qershor, 2024 - 8:15 pm
Zvicra ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Euro 2024.
“Helvetikët” e mposhtën kampionin në fuqi, Italinë 2:0.
Freuler kaloi zviceranët në epërsi në minutën e 37-të të takimit për 1:0.
E me të nisur pjesa e dytë, Zvicra arriti të shënojë edhe golin e dytë nëpërmjet Ruben Vargas.
Italia në anën tjetër nuk e rrezikoi në asnjë moment portën e Sommer.
Granit Xhaka luajti tërë ndeshjen sonte, kurse nuk pati minuta për Shaqirin e Jasharin.
Kësisoj, Zvicra e arrin suksesin e edicionit të fundit, duke e arritur çerekfinalen.
Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me fituesin e përballjes Angli – Sllovaki. / KultPlus.com