16 Qershor, 2020 - 10:28 pm
Ambasada zvicerane në Tiranë, në këto ditë të vështira në përballje me pandeminë ka ndihmuar spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë me makina ventiluese të reja, përcjell albinfo.ch.
“Në linjë me angazhimin zviceran për një shëndetësi më të fortë, ventilatorët e rinj shërbejnë për të rritur kapacitetet për të përballuar jo vetëm pacientë me COVID-19, por edhe për të trajtuar pacientë me komplikime të tjera të frymëmarrjes”, ka thënë Patrik Meier, zv. shef i Misionit, Ambasada e Zvicrës. /KultPlus.com