20 Nëntor, 2023 - 10:53 pm
Me barazimin e siguruar, Shqipëria tashmë ka siguruar prijësen e listës për grupin E, drejt kualifikimit “Euro 2024”.
45 minutat e parë dhe 7 të tjerë shtesë nuk mjaftuan për t’u tundur rrjeta e bardhë.
Atmosfera është e zjarrtë, por loja jo në nivelin e saj.
Në pjesën e parë kuqezinjtë kishin tri raste shënimi. Nedim Bajrami gjuajti bukur nga distanca në minutën e 36-të, por portieri i Ishujve Faroe ndërhyri me sukses.
Në minutat shtesë fillimisht provoi Myrto Uzuni, ndërsa Mirlin Daku lëshoi rast të artë më pas.
Ndryshe, Shqipëria është kualifikuar për në Europianin e Gjermanisë 2024, por kërkon fitoren sonte për të mbajtur vendin e parë në grup.
Federata Shqiptare e Futbollit ka përgatitur festë dhe surpriza për kualifikimin e kuqezinjve në Euro 2024.
Stadiumi “Air Albania” është i mbushur në kapacitet të plotë nga tifozët kuqezi për të mbështetur kombëtaren dhe për të festuar së bashku me ta.
Emocionet kuqezi të ndeshjes Shqipër – Ishujt Faroe do të keni mundësi t’i ndiqni falas në ekranin e televizionit Klan./rtvdukagjini/KultPlus.com