6 Prill, 2022 - 3:06 pm
Njëzet e pesë gra dhe vajza janë përdhunuar nga forcat ruse në Bucha, ka thënë një zyrtare e lartë ukrainas për BBC.
Lyudmyla Denisova, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas, tha se një linjë telefonike që ofron mbështetje kishte marrë të paktën 25 raporte për përdhunim të grave dhe vajzave të moshës 14 deri në 24 vjeç nga ushtarë rusë.
Ajo tha se Ukraina kishte prova të “gjenocidit të popullit ukrainas” dhe të krimeve ushtarake, duke shtuar se përdhunimi ishte “arma e re” e forcave ruse.
“Së bashku ishin 25 vajza të moshës 14-24 vjeç që u përdhunuan nga ushtarët rusë”, tha ajo.
“Kjo po ndodhte për një muaj. Ne do të vazhdojmë t’i dokumentojmë këto krime të tmerrshme, për fat të keq dhe çdo kriminel do të dënohet.”
Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive në Bucha. / Lapsi.al / KultPlus.com