15 Janar, 2021 - 7:49 pm
Sot janë shënuar 103 vite që nga botimi i parë i revistës “Yll’ i Mëngjezit”, më 15 janar 1917, shkruan KultPlus.
Revista e cila pati 4 vite rrugëtim botimesh në Amerikë, doli për herë të parë në Boston.
Botuesja dhe pronarja e kësaj reviste ishte gruaja e cila kishte shtrirë veprimtarinë e saj në diplomacinë ndërkombëtare, Parashqevi Qiriazi.
Në “Yll’ i Mëngjezit” shkruhej për identitetin kombëtar, arsimin shqip, kulturën dhe artet, historinë e shkencën.
“Yll’ i Mëngjezit” dilte dy herë në muaj, pastaj një here në muaj derisa u rrallua botimi. Përgjatë kohës sa Qiriazi ishte delegate në Konferencën e Paqes në Paris revista s’ishte botuar 9 muaj.
Në anën tjetër, “Yll’ i Mëngjezit” nuk u botua më kur Parashqevia u kthye në Shqipëri. Numri i fundit është i shtatorit të vitit 1920.
Këtu mund të gjeni panoramën e botimeve të revistës: http://instituti.org/pasqyra-e-lendes-se-botuar-te-yll-i-mengjesit/?fbclid=IwAR1a1PbWmvWoadPm8woR6Dq9-ROvpfiw5OCYVwRVrCKPXKBwUxkcCnA98Fs . / KultPlus.com