31 Korrik, 2023 - 9:00 pm
Për herë të parë për autorët dhe përthyesit shqiptarë vihet në dispozicion harta e rezidencave letarare në Europë. Janë 117 të tilla që janë gati të mirëpresin pranë tyre për përiudha të gjata kohore, krijuesit dhe përkthyesit shqiptarë që duan të marrin eksperiencë dhe të shkëmbejnë kulturat.
“Ne kemi ngulmuar. Është eksportimi apo tejmbartja e letërsisë shqiptare përtej kufirit kulturor në gjuhët më të mëdha të Bashkimit Europian dhe në gjuhët e rajonit, por njohja përmes përkthimit ka qenë e niveleve jo përfaqësuese”, shprehet drejtuesit Arjan Leka.
Ky projekt i nisur nga Poeteka, synon rritjen e cilësisë së përkthimeve, ndërsa aplikuesit gjatë përzgjedhjes do të kalojnë në sitë.
“U mor kjo iniciativë për t’i pasur më afër përkthyesit e gjuhës shqipe drejt kulturave të tjera. Janë një rrjetë e fortë që jo çdo autor mund ta kalojë lehtësisht”.
Shendbardh Dalani është student në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ai synon të bëhet pjesë në njërën prej rezidencave në Britaninë e Madhe.
“Është një shkollë ku ti e praktikon dhe e praktikon me njerëz të tjerë që kanë edhe më shumë tradita, por në të njëjtën kohë kanë edhe probleme shumë të ndryshme nga ty”.
Ky projekt i hap rrugën edhe krijuesve të huaj, të njohin Shqipërinë dhe të përkthejnë veprat letrare në Europë.
Tv Klan