14 Shkurt, 2019 - 12:20 pm
The Loneliest Girl in the Universe- Lauren James
Me romanin “The loneliest Girl in the universe” apo ne gjuhen shqipe “Vajza e vetmuar ne univers” autorja sjell një zhanër të ri të letërsisë duke kombinuar elementet e romancës me ato të fantashkencës. Në këtë mënyrë James iu servon audiencës një histori dashurie në hapësirë, ku Romy Silvers apo “Vajza e vetmuar ne Univers” informohet se një tjetër anije kozmike ka ngecur në gjithësi që ka vetëm një të mbijetuar dhe ky person është një djalë me emrin J.
Romy është vajza e dy astronautëve të cilët nuk kishin mbijetuar në këtë mision. Të dy personazhet kryesore fillojnë të shkëmbejnë mesazhe përmes email-it dhe pas një kohe Romy fillon të bie në dashuri me J.
Historia merr një kthesë tjetër të çuditshme kur ajo fillon të merr mesazhe nga planeti Tokë dhe përderisa anija kozmike Eternity afrohet, ajo kupton që vetmia nuk është i vetmi problem për atë.
Crazy Rich Asians- Kevin Kwan
Trilogjia e njohur nga autori amerikan me origjinë nga Singapori, lë shenjë tek audienca në gjithë botën për trajtimin e historisë së këtij romani. Edhe pse shpesh herë kjo vepër mund të duket si një klishe prapë se prapë duke lexuar atë të krijon një ndjenjë sikurse je pjesë e një karuseli që të jep ndjenja të përziera.
Lexuesi mund të përjetoj përplasjen e dy kulturave të ndryshme, të kulturës aziatike dhe asaj amerikane ku dy personazhet kryesore Rachel Chu dhe Nicholas Young vendosin t’i kalojnë pushimet e tyre në vendlindjen e Nick-ut, në Singapor.
Gjithashtu, duke lexuar përmes rreshtave mund të ndjejmë sensin e humorit të autorit e cila përçon pozitivitet tek audienca.
Committed nga Elizabeth Gilbert
Pas librit të njohur të autores Elizabeth Gilbert “Eat Pray Love”, ajo ka pushtuar zemrat e shume lexuesve me historinë e bazuar në jetën e saj reale. Ku këtë here ajo tregon historinë e Elizabeth dhe Felipe te dy te dërrmuar nga jeta dhe dashuria. Por, në fund të dy personazhet vendosin të thyejnë barrierat dhe të fillojnë të kuptojnë dashurinë më ndryshe dhe të jenë më mendje hapur ndaj njëri tjetrit.
LOVE POEMS-PABLO NERUDA
“Poemat e dashurisë” nga nobelisti Neurda shfaqin talentin e tij si artist, ku nga frazat e tij erotike që dikur ishin kategorizuar si diçka jo e moralshme, tanimë këto vargje konsiderohen si një thesar i çmuar nga lexuesit e gjithë botës. Gjithashtu, këto vargje konsiderohen si vargjet më pasionante të shkruara nga Pablo Neurda, të cilat I kishte shkruar në brigjet e Caprit ne Itali përkrahë dashurisë së tij Matilde Urrutia.
Kahlil Gibran’s Little Book Of Love – Neil Douglas Klotz
Kjo përmbledhje e edituar nga Douglas Klotz përfshin aforizmat, tregimet dhe poezitë ku pikëpamjet e Kahlil Gibran për dashurinë prekin shumë sfera të jetës.
Kahlil Gibran përshkruan ndërthurjen e jetës dhe dashurisë, si dhe vështirësitë që këto dy elemente sjellin. Botuesi së bashku me editorin kanë zgjedhur 90 veprat e Gibran për t’iu ofruar lexuesve një pikëpamje tjetër kundrejt dashurisë dhe jetës. E gjitha kjo kryevepër është e ndarë në katër pjesë: Zanafilla e dashurisë, Maskimi i dashurisë, Të gjitha marrëdhëniet tona, si dhe Kuptimi i idesë se çfarë mund të ketë përtej dashurisë.
Një libër informues, sqarues dhe inspirues dhe një dhuratë ideale për atë person që ju dashuroni!
Essays in love- ALAIN DE BOTTON
Alain De Botton, një autor dhe filozof Zviceran nëpërmjet esesë përshkruan se njeriu kurrë nuk dëshiron të ketë më shumë fat sesa në dashuri. Me këtë fjali bëhet edhe hapja e këtij libri, një trillim simpatik për dashurinë por i cili është edhe lëndues e here here edhe shkatërrimtar duke shpjeguar grackat që ajo krijon.
LOVE POEMS-CAROL ANN DUFFY
Poetja nga Glasgow Carol Ann Duffy është e njohur për pozitë e saja dedikuar dashurisë.
Ajo citon se “ pjesa më e madhe e veprave të mia I janë kushtuar dashurisë, sepse qëllimi i shumë autorëve ndër shekuj ka qenë që ta zbulojnë mënyrën më të mire për të përshkruar, zbulojnë,dhe ta festojnë dashurinë. Duke përshkruar atë si një nga përvojat më të jashtëzakonshme dhe më të rëndësishme të jetës sonë.
THE UNIVERSE OF US-LANG LEAV
Tek libri “The universe of Us” apo në gjuhen shqipe “Universi jonë” autorja Lang Leav përshkruan yjësitë dhe gjithësinë në këtë përmbledhje poezish. E inspiruar prej universit autorja shkruan për dashurinë dhe dhimbjen që shkakton ajo, për shpresën dhe për dashurinë e humbur dhe atë të fituar.
RRJEDHA E DASHURISË – AlAIN DE BOTTON
Libri i Alain De Botton “Course of Love” apo në gjuhën shqipe “Rrjedha e dashurisë” trajton temën e dashurisë ku sipas New York Times “Dashuria është tema që i përputhet më së miri stilit aforistik dhe psikologjik të de Botton; në këtë roman, de Botton shpalos aftësinë e tij për të “përkthyer” në letërsi shpreh, metodat dhe pasiguritë tona.”
Dashurologjia- Bruno Shimlesha
Dashurologjia është një nga librat më të shitur të autorit kroat Bruno Shimlesha.
Dashurologjia do të përbëjë një derë të panjohur për në këtë botë kaq magjepsëse e mbresëlënëse ku pluskon dashuri nga çdo gjë por në kuptimin më thelbësor e të gjerë të këtij termi kaq universal të dashurisë në çdo formë dhe mishërim
Sikurse edhe autori Shimlesha e përkufizon dashurinë si përjetim të jetës dhe vetëm atëherë kur dashurojmë arrijmë të kuptojmë se kurrë nuk jemi ndarë nga thelbi jonë.
5 GJUHËT E DASHURISË – GARY CHAPMAN
Mes ngarkesës në punë dhe ditëve të vështira, shpesh harrojmë të shprehim dashuri.
Harrojmë të themi fjalë vlerësuese, të bëjmë dhurata pa arsye dhe të falim përqafime më të gjata. Fjalët “të dua” I themi rrallë ose jo aq shpesh sa duhet. Ky libër ju mëson t’I thoni dhe ti dëgjoni mire këto fjale. Pa përdorur truke, pa psikanalize por duke mësuar ta flisni dashurinë me gjuhën e bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj.
DYZET RREGULLAT E DASHURISË—ELIF SHAFAK
Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një pune nga një agjenci botimi,ku duhet te shkruaje një raport pasi te lexoje librin’’ Blasfemi e ëmbël’’, një roman I shkruar nga Aziz Zahara.
Elen e përpijnë tregimet për Shamsin e Tabrizit në kërkim të Rumiut dhe roli i dervishit në shndërrimin e klerikut të famshëm, por aspak të lumtur, në një poet pasionant dhe mbrojtës të dashurisë. Por ajo nis t’i zbatojë edhe vetë mësimet e Shamsit apo rregullat që flasin për një filozofi të lashtë mbështetur në bashkëjetesën mes njerëzve e kulturave si dhe praninë e dashurisë brenda secilit prej nesh. Duke lexuar, ajo bindet përherë e më shumë se historia e Rumiut i ngjan historisë së jetës se saj dhe autori Zahara I ngjan Shamsit të dikurshëm , duke e çliruar.
TI JE E NESËRMJA – BRUNILDA ZLLAMI
Ti je e nesërmja është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve qe përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për te ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh. Është , mbi të gjitha, ëndrra e një te nesërmeje që s’mund të jetohet pa pasur pranë njerëzit që të kanë shoqëruar dhe kanë qenë pjesë e së shkuarës dhe se tashmes, ata që janë dhe mbetën gjithnjë pjese e jotja.
E BUKURA, LOZONJARJA, TOKËSORJA GRUA NGA DRITËRO AGOLLI
Autori shqiptar Dritëro Agolli e botoi këtë libër në 75 vjetorin e lindjes së gruas së tij Sadijes.
Një përmbledhje poezish nga ai kushtuar dashurisë, me fjalët më prekëse dhe me të dashura që mund të thuren nga një autor.
Duke lexuar këtë libër ju mund të ndjeni edhe udhëtimin e jetës së Agollit bashkë me Sadijen, ku në të njëjtën kohe ai ndjen frikë se jetës po i vjen fundi dhe se dashuria e tyre mund te përfundoj dita ditës, nëse vdes ai apo nëse vdes gruaja e tij.
MARTESA E LEJLES, SOTIRI DHE MITKA NGA FAIK KONICA
Në këtë libër përfshihen dy romane të Faik Konicës, “Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri dhe Mitka”, të cilat deri pak kohë më parë e kanë pasur jetën e tyre në gjuhën frënge, ku autori ishte me pseudonimin “Jean de Kroia”. Falë punës kërkimore dhe përkthimit të bërë nga Fotaq Andrea, këto dy romane misterioze tashmë bëhen pjesë e letërsisë shqipe. Edhe këto dy romane rrisin vlerat e Konicës dhe shndërrohen ikona të letrave tona.
HAKMARRJA E KAZANOVES—MIRA MEKSI
Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanoves, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj te Rilindjes evropiane. Zbulimi I tij trondit jo vetëm biografitë e Kazanoves, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason….Kujtimi I ardhur befas nga fëmijëria zbulon një dashuri dhe një krim te vjetër pasioni.
DASHURIA E JETËS SIME—ANNA PREMOLI
Cila është ajo vajze që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë ne profesion,duke shfrytëzuar rastin fatlum për te punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe I trokiti në derë edhe Medisonit, por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Koren e Jugut!
NJË GRUA NË PARIS—PAULA MCLAIN
Pas pothuajse një shekulli ka një arsye pse Brezi I Humbur dhe Parisi i viteve ’20 vazhdojnë të na magjepsin. Është një pikëtakim unik i kohës me vendin, i njerëzve me frymëzimin, i romancës me intrigën, i tradhtisë me tragjedinë.
“Një grua në Paris” e sjell atë jetë përmes syve të Hedli Ricardson Heminguejit, e cila del nga hija e gruas së pare të autorit të njohur Ernest Heminguej dhe hyn në mendjen e lexuesit me aq bukuri e shkëlqim, sa ato ditë të jashtëzakonshme në Paris pas Luftës së Parë Botërore.
THE GREAT LIFE MAKEOVER-DANIEL MONTI & ANTHONY J Bazzan
Nëpërmjet librit “The Great Life Makeover” çiftet e ndryshme mund të krijojnë një jetë më të balancuar.
Ekspertët e kësaj fushe si Dr. Daniel A. Monti and Dr. Anthony J. Bazzan janë ata të cilët ju ofrojnë lexuesve këto ndryshime në pamjen e jashtme dhe në jetën e tyre në përgjithësi.
THE SECRET RULES OF FLIRTING- GREENE
“The Secret Rules of Flirting” nga Greene është një libër I pasur me ilustrime dhe me këshilla rreth artit të flirtimit.
Libri hapet me një thënie nga J.K. Rowling duke thënë “ Anything’s is possible if you got enough nerve” që në gjuhën shqipe do të thotë “Çdo gjë është e mundur nëse ke guxim të mjaftueshëm”.
Do të thotë këshillat e autorit Fran Greene lidhen me këshillën e Rowling sepse nëse ke mjaft guxim për të shprehur ndjenjat e tuaja ndaj një personi atëherë ju duhet të kuptoni se cili është stili juaj në këtë fushë dhe pastaj ju mund të keni sukses. /Telegrafi/ KultPlus.com