12 Nëntor, 2019 - 9:35 am
Në letërsinë shqipe krijoi një poet me afinitet të jashtëzakonshëm krijues, i cili lirisht mund të futet në mesin e poetëve të mëdhenj evropianë.
Ky është Lasgush Poradeci, i lindur me emrin Llazar Gusho më 27 dhjetor të vitit 1899.
Lasgushi është autori i dy vëllimeve poetike “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrës”, të cilat i botoi në Bukuresht të Rumanisë.
Përveçse si poet ai njihet edhe si përkthyes i afirmuar, që solli në shqip lirikat e poetëve të mëdhenj si Gëte, Lermontov, Bllok, Hajne, “Eugjen Onjeginin” e Pushkinit e të tjerë.
Lasgush Poradeci është autor i më shumë se 100 poezive, një pjesë e mirë e të cilave janë poezi dashurie. Ai mbeti gjithmonë adhurues i fjalëve arkaike, shprehje filozofike popullore, e po ashtu ishte ithtar i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore.
Lasgush Poradeci u quajt “princi i poezisë shqipe”.
Në po këtë datë, më 12 nëntor të vitit 1987 Lasgush Poradeci vdiq në Tiranë duke lënë pas vetes një krijimtari të madhe letrare, që ka tërhequr e vazhdon të tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe studiuesve të shquar. /KultPlus.com