2 Shtator, 2022 - 3:30 pm
Sot bëhen 64 vjet nga lindja e shkrimtarit dhe publicistit, Teodor Keko, shkruan KultPlus.
Teodor Keko ka qenë shkrimtar dhe publicist shqiptar. U lind në Tiranë, i biri i regjisorëve të kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko.
Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor.
Për një periudhë kohe ka qenë pjestar i Parlamentit shqiptar. Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë si dhe tregimeve të shkrutra.
Krijimtaria
Në mes të tjerash publikime të Teodor Kekos janë:
“Loja” 1990
“Lajmëtarja e vdekjeve” 1991
“Pretenca”1994
“Shënimet e një gruaje” 1995
“12 Shenjtore një profet dhe disa njerëz” 1997
“Made in Albania” 1998
“Hollësira fa tale” 2001.
Poezi – 2013 / KultPlus.com