1 Prill, 2020 - 10:00 am
Lindi më 12 janar 1878 në Budapest, në një familje hebreo-hungareze të borgjezisë së mesme. I ati, mjek shumë i njohur, e dërgoi në Zvicër për të studiuar për drejtësi, por ai, në moshë tepër të re, zgjodhi të punonte si gazetar, shkruan KultPlus.
Është autor i shumë komedive të suksesshme humoristike, që u shfaqën në Hungari, Austri, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara dhe e bënë mjaft të njohur.
Romani i tij i parë ishte “Qyteti i uritur” (1900), pasuar nga “Historia e një varke pa pronar” (1901). Por u bë shumë i njohur vetëm me “Djemtë e rrugës Pal” (1907) ku tregon jetën e personazheve të vegjël, të shtypur nga arroganca dhe padrejtësitë shoqërore.
Ndodhitë dhe ngjarjet e këtij libri zhvillohen në lagjen e djemve të rrugës “Pal”, një pëllëmbë tokë e lirë, e kufizuar nga mure në ngjyrë të hirtë me shtëpi shumë të mëdha dhe nga një gardh gati në të shembur në anën që të nxjerr në rrugë. Në disa raste, ndodhitë dhe ngjarjet zhvendosen në kopshtin botanik, në lulishten e muzeut, në kështjellën e këmishëkuqve.
Në shtëpinë e vjetër të rrobaqepësit Andras Nemeshek, babai i “ushtarit të thjeshtë” Erno Nemeshek, zhvillohet pjesa e fundit e historisë. Në Budapest, në rrugën Pal, gjendet selia qendrore e një grupi djemsh. Kur Açi, kryetari i grupit kundërshtar “Këmishëkuqtë” vjedh flamurin nga një prej kështjellave të tyre, Boka, Nemeçeku dhe Çonakoshi, organizojnë një ekspeditë në kampin armik për ta marrë… /KultPlus.com